Uncategorized
PDK-eske asambleistya phikoinena e rodlarin vash i romani qhib
- 10/10/2022
- By Romano Avazo

PDK-eske asambleistya phikoinena e rodlarin vash i romani qhib
Adive ano Prizrenoska Komunako Parno Kher adikerdilo o kedibe mashkaro PDK-eski asambleistyengi grupa, Prizrenoska Komunaki Kupatnaki sheruni thay e reprezentya e Civilyune Amalipaske Organizaciengi Ad Hoc Rafin vash i romani qhib.
Reprezentya kola promovinena o diversiteti thay i romani qhib ano Prizren, khetane CAO Ad Hoc Rafinake kotorleutnencar, sar si e ry. Elmedina Dorambari kotar e KDI thay o r. Bashkim Gashi kotar e KMDLNj, informinde e PDK-eske asambleisten phando e avokaciake aktivitetyencar vash penjaripe e romana qhibyako sar qhib ano ofisiyaluno vastipe ani Prizrenoski Komuna.
Shefi e PDK-eska asambleistyenga grupako, r. Adrit Krasniqi, mothagya kay vi on sar pozicia e akanutne raipaski ano Prizren, diskutinde phandlo e romana qhibyake statusea thay rodlarinake proceseya, numay na sinelen konkretno informacia phandlo akalea thay shukar ajukerde o informativuno kedibe vash akaya rodlarin.
Palo prezentipe e aktivitetyengo thay e rodlarinako kotar o reprezentya vash i romani qhib, shefi grupako, r. Krasniqi, ani prezenca e Kupatnaka sherunaki ry. Antigona Bytyqi thay aver asambleistyengi sar: Drita Qenaj, Egzona Hoxhaj, Ymran Fusha, Driton Daqi phengya kay ov thay e PDK-eske asambleistya si te phikoinen e rodlarin kay e romani qhib te penjargyol sar qhib ano ofisiyaluno vastipe ani Prizrenoski Komuna.
_______________________________________________________________________
Kuvendarët e PDK-së mbështesin kërkesën për gjuhën rome
Sot, në Shtëpinë e Bardhë të Komunës së Prizrenit është realizuar takimi mes kuvendarëve të PDK-së, Kryesueses së KK Prizrenit dhe përfaqësuesve të Rrjetit Ad Hoc të OShC-ve për gjuhën rome.
Përfaqësuesit që promovojnë diversitetin dhe gjuhën rome në komunën e Prizrenit, sëbashku me anëtarët e Rrjetit Ad Hoc të OShC-ve: znj. Elmedina Dorambari nga KDI dhe r. Bashkim Gashi nga KMDLNj, e informuan grupin e kuvendarëve të PDK-së për aktivitetet avokuese për njohjen e gjuhës rome si gjuhë në përdorim zyrtar në komunën e Prizrenit.
Shefi i grupit të kuvendarëve të PDK-së, z. Adrit Krasniqi, deklaroi që edhe ata si pozitë e tanishme e qeverisë në Prizren, kanë diskutuar lidhur me statusin dhe procesin e kërkesës për gjuhën rome, por nuk kanë pasur informacione konkrete rreth kësaj dhe shprehu mirëpritjen për takimin informues.
Pas prezentimit të aktiviteteve dhe kërkesës nga përfaqësuesit për gjuhën rome, shefi i grupit të kuvendarëve të PDK-së, z. Krasniqi, në prezencë të kryesueses së KK Prizrenit, znj. Antigona Bytyqi dhe kuvendarëve të tjerë si: Drita Qenaj, Egzona Hoxhaj, Ymran Fusha, Driton Daqi, deklaroi se: ai dhe grupi i kuvendarëve të PDK-së do ta përkrahin kërkesën që gjuha rome të njihet me statusin e gjuhës në përdorim zyrtar në komunën e Prizrenit.