Aktualune Nevipya

TERMAT E REFERENCES KOMPANI PËR OFRIMIN E CMIMEVE MË TË VOLITSHME PËR KAMERA DHE ALARM, MONTIMIN DHE MIRËMBATJEN E TYRE PËR SIGURIMIN E ASETEVE DHE ZYRES SË OJQ DURMISH ASLANO

  • 03/12/2024
  • By Romano Avazo
Share

Të dhënat e OJQ “Durmish Aslano” dhe kërkesat e shërbimeve bazuar në listën e pajisjeve.
Organizata OJQ “Durmish Aslano’’
Objektiva e ofertës Ofrimi i çmimeve për Kamera, Alarm, Montim dhe
Mirëmbajtjen e tyre për Sigurimin e aseteve dhe zyres se
OJQ Durmish Aslano.

Specifikat e Produkteve
Kamera brenda dhe jashtë zyres së Durmish Aslano;
Alarm me sensor;
Montimi i kamerave dhe lidhja e tyre me telefona të mencur për përcjellje nga jashtë;
Montimi i alarmeve dhe sensorave brenda dhe jashtë zyrës së OJQ Durmish Aslano
Arsyeja:

OJQ Durmish Aslano – pas shumë përpjekjeve ka blerë asete / mjete të reja të
Produksionit përmes mbështetjeve të donatorëve të ndryshme, andaj, siguria e tyre lidhet
me funksionalitetin dhe efektivitetin e punës kualitative mediale. Përmes sistemit të
kamerave dhe alarmeve ulet reziku i keqpërdorimit të tyre nga vjedhja apo keqpërdorimi
apo dëmitimi i tyre nga ana e stafit.

1. TË DHËNAT MBI ORGANIZATËN
OJQ Durmish Aslano është themeluar në si shoqëri kulturo-artistike rome në vitin 1969 kurse
në vitin 2001 është regjistruar si organizatë joqeveritare me Mision: “Të ndihmohet procesi i
integrimit të plotë të komunitetit Romë,përmes zhvillimit dhe të zbatimit të praktikave dhe
koncepteve më të përparuara demokratike, duke i ngritë dhe fuqizuar kapacitetet e akterëve
gjegjës”.

Aktualisht OJQ’’Durmish Aslano’’ është duke implementuar projekte të ndryshme me synim
të promovimit, integrimit dhe socializimit të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian
përmes teatrit, kurseve dhe radios.
Romano Teatro “Nexhip Menekshe” seksioni i teatrit është themeluar më 1989 dhe tani do të
udhëtojë për në Gjermani që të promovoj nivelin e tij artistic dhe teatral përmes performimit
të shfaqjes “Gugle Love”.

2. DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
 Ofrimi i produkteve cilësore në bazë të kërkesës së OJQ-s.
 Ofrimi i çmimit të volitshëm bazuar në ofertën e lëshuar.
 Sigurimi i fatuës në momentin e blerjes me të dhëna të OJQ-s.
 Pranimi i politikave finaciare të pagesës përmes bankës.
 Lirim nga TVSH-ja.
2. AFATI KOHOR
Blerja e produkteve do të bëhet varsisht nga plani i aktiviteteve të parapara në kuadër të
projekteve të ndryshme, dhe me këtë dokument duhet të jetë e kjartë që OJQ’’Durmish
Aslano’’nuk do të ketë blerje të rregullta ditore, javore apo mujore.

3. REZULTATET E PRITSHME
 Bashkëpunim të mire në mes OJQ-s dhe kompanisë përfituese.
 Përgjigjja në kohë me dokumentacione përcjellëse pas blerjes si fatura.
 Respektim i ndersjellt i procedurave dhe politikave finaciare
PROCEDURA E APLIKIMT
Aplikacionet duhet të dërgohen dukë përfshirë këto dokumente:
- Oferta
- Kopja e regjistrimit të biznesit me numër unik identifikues (ARBK)

Aplikimi duhet të dërgohet jo më larg se data 13 dhjetor 2024 në formë fizike në selin e OJQ
“Durmish Aslano’’, Rr.Joni Llamella 2 Nr.20 Prizren apo përmes emailit elektronik tek
Drejtorin Ekzekutiv z.Fatmir Menekshe fatmirmenekshe2@gmail.com.