TERMAT E REFERENCES KOMPANI PËR OFRIMIN E CMIMEVE MË TË VOLITSHME PËR XHIRIM DHE MONTIM TË EMISIONEVE

Romano Avazo Avatar

Të dhënat e OJQ “Durmish Aslano” dhe kërkesat e shërbimeve bazuar në listën e pajisjeve.

Organizata OJQ “Durmish Aslano’’
Objektiva e ofertës Ofrimi i çmimeve për Xhirim dhe Montazhim të emisioneve të Radio Romano Avazo-së.

 

Specifikat e Produkteve

Xhirimi dhe Montazhimi i Emisioneve për Radio Romano Avazo në kuadër të projektit “Fuqia e Artit Kundër Diskriminimit: Fuqizimi përmes Dramës dhe Radios” – “Zëri i së drejtës: Fuqizimi përmes dramës dhe radios”.

  1. TË DHËNAT MBI ORGANIZATËN

OJQ Durmish Aslano është themeluar në si shoqëri kulturo-artistike rome në vitin 1969 kurse në vitin 2001 është regjistruar si organizatë joqeveritare me Mision: “Të ndihmohet procesi i

integrimit të plotë të komunitetit Romë,përmes zhvillimit dhe të zbatimit të praktikave dhe

koncepteve më të përparuara demokratike, duke i ngritë dhe fuqizuar kapacitetet e akterëve

gjegjës”.

Aktualisht OJQ’’Durmish Aslano’’ është duke implementuar projekte të ndryshme me synim të promovimit, integrimit dhe socializimit të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian përmes teatrit, kurseve dhe radios.

  1. DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
  • Ofrimi i produkteve cilësore në bazë të kërkesës së OJQ-së.
  • Ofrimi i çmimit të volitshëm bazuar në ofertën e lëshuar.
  • Sigurimi i fatuës në momentin e ofrimit të shërbimit me të dhëna të OJQ-s.
  • Pranimi i politikave finaciare të pagesës përmes bankës.
  • Lirim nga TVSH-ja.
  1. AFATI KOHOR

Pagesa e shërbimit do të bëhet varsisht nga plani i aktiviteteve të parapara në kuadër të projektit “Fuqia e Artit Kundër Diskriminimit: Fuqizimi përmes Dramës dhe Radios”, dhe me këtë dokument duhet të jetë e kjartë që OJQ’’Durmish Aslano’’do të paguaj faturat pas përfundimit të shërbimeve mujore duke filluar nga Gushti dhe në Tetor 2025.

  1. REZULTATET E PRITSHME
  • Bashkëpunim të mirë në mes OJQ-s dhe kompanisë përfituese.
  • Përgjigjja në kohë me përmbajtjet mediale dhe dokumentacione përcjellëse pas shërbimit me fatura.
  • Respektim i ndersjellt i procedurave dhe politikave finaciare

PROCEDURA E APLIKIMT

Aplikacionet duhet të dërgohen dukë përfshirë këto dokumente:

  • Oferta
  • Kopja e regjistrimit të biznesit me numër unik identifikues (ARBK)

Aplikimi duhet të dërgohet jo më larg se data 22 gusht 2025 në formë fizike në selin e OJQ “Durmish Aslano’’, Rr.Joni Llamella 2 Nr.20 Prizren apo përmes emailit elektronik tek d.asllano69@gmail.com dhe CC Drejtorin Ekzekutiv z.Fatmir Menekshe fatmirmenekshe2@gmail.com.