Të dhënat e OJQ “Durmish Aslano” dhe kërkesat e shërbimeve bazuar në listën e pajisjeve.
| Organizata | OJQ “Durmish Aslano’’ | 
| Objektiva e ofertës | Raporti analitik i përgatitur nga rezultatet e pyetësorëve dhe analizat e debatit pas performancave dhe emisioneve, që do të përmbledhë ndikimin dhe rekomandimet për veprime të mëtejshme. (i cili do të jetë document digjital i lansuar në platformat tona sëbashku tek të juajat.) | 
Specifikat e Shërbimit
Profesionisti për Raportin Analitik do të na ofroj profesionalizmin e tij hulumtues dhe gazetaresk për të krijuar një pyetësor që do të shpërdahet akterëve relevant si: zyrtarëve ligjore, institucioneve dhe OJQ-ve poashtu edhe anëtarëve të komunitetit për të dokumentuar dhe evidentuar ndonjë rast të diskriminimit ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian gjatë proceseve gjyqësore apo qështjeve të tjera.
- TË DHËNAT MBI ORGANIZATËN
OJQ Durmish Aslano është themeluar në si shoqëri kulturo-artistike rome në vitin 1969 kurse në vitin 2001 është regjistruar si organizatë joqeveritare me Mision: “Të ndihmohet procesi i
integrimit të plotë të komunitetit Romë,përmes zhvillimit dhe të zbatimit të praktikave dhe
koncepteve më të përparuara demokratike, duke i ngritë dhe fuqizuar kapacitetet e akterëve
gjegjës”.
Aktualisht OJQ’’Durmish Aslano’’ është duke implementuar projekte të ndryshme me synim të promovimit, integrimit dhe socializimit të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian përmes teatrit, kurseve dhe radios.
- DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
- Ofrimi i një metodologjie cilësore në bazë të kërkesës së OJQ-së.
- Ofrimi i çmimit të volitshëm bazuar në ofertën e lëshuar.
- Pranimi i politikave finaciare të pagesës përmes bankës.
- AFATI KOHOR
Pagesa e shërbimit do të bëhet varsisht nga plani i aktiviteteve të parapara në kuadër të projektit “Fuqia e Artit Kundër Diskriminimit: Fuqizimi përmes Dramës dhe Radios”, dhe me këtë dokument duhet të jetë e kjartë që OJQ’’Durmish Aslano’’do të paguaj profesionistin pas përfundimit të shërbimeve/apo Raportit Analitik.
- REZULTATET E PRITSHME
- Bashkëpunim të mirë në mes OJQ-s, moderatores dhe institucioneve.
- Respektim i ndersjellt i procedurave dhe politikave finaciare
PROCEDURA E APLIKIMT
Aplikacionet duhet të dërgohen dukë përfshirë këto dokumente:
- Metodologjia e punës
- CV-ja
- Oferta
Aplikimi duhet të dërgohet jo më larg se data 22 gusht 2025 në formë fizike në selin e OJQ “Durmish Aslano’’, Rr.Joni Llamella 2 Nr.20 Prizren apo përmes emailit elektronik tek d.asllano69@gmail.com dhe CC Drejtorin Ekzekutiv z.Fatmir Menekshe fatmirmenekshe2@gmail.com.
 
                            






