TERMAT E REFERENCËS
1. SFONDI
OJQ Durmish Aslano është themeluar në si shoqëri kulturo-artistike rome në vitin 1969 kurse në vitin 2001 është regjistruar si organizatë joqeveritare me Mision: “Të ndihmohet procesi i integrimit të plotë të komunitetit Romë,përmes zhvillimit dhe të zbatimit të praktikave dhe koncepteve më të përparuara demokratike, duke i ngritë dhe fuqizuar kapacitetet e akterëve gjegjës”.
Në kuadër të këtij projekti Durmish Aslano synon përmirësimin e gjendjes së përgjithshme të komunitetit Romë në fushën e kulturës, promovimit të kulturës dhe të trashëgimisë shpirtërore të komunitetit Romë në këto hapësira, si bazë e mirë për ti konsoliduar përpjekjet e përgjithshme për integrim të plotë në shoqërinë kosovare.
2. Objektivi dhe fushëveprimi
Projekti “Hapi kulturor: Ndërthekja e kulturës Rome në një program vjetor”. Ky projekt do të promovojë dhe përmirësojë trashëgiminë kulturore Rome, duke përfshirë një grup muzikor dhe folkor. Gjithashtu, synon rritjen e angazhimit të të rinjve Romë në kulturë dhe performancat e teatrit.
Të nxisim ndërgjegjësimin dhe respektin për kulturën dhe trashëgiminë rom në shoqëri, duke promovuar traditat, historinë dhe vlerat kulturore në mënyra të diversifikuara dhe inovative.
Të përfshimë të rinjtë dhe të rriturit në aktivitete edukative dhe kreative për të forcuar identitetin kulturor rom dhe për të ofruar mundësi për artikulimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore rom.
Të promovojmë trashëgiminë kulturore rom përmes projekteve si historia gojore dhe publikime librash, si dhe të integrojmë netë poetike për të promovuar krijimtarinë artistike dhe solidaritetin në komunitetin rom.
Të forcojmë kapacitetet e teatrit dhe të zhvillojmë workshope teatrale për të kontribuar në rritjen e aftësive dhe shprehjes artistike.
Të ndërtojmë ura të forta bashkëpunimi dhe të promovojmë një kulturë të respektit dhe tolerancës mes komunitetit rom dhe shoqërisë në përgjithësi.
3. DORËZIMET E AUDITIMIT
Shoqëria e kualifikuar e auditimit do të lëshojë një raport auditimi në lidhje me rishikimin e zbatimit të marrëveshjes. Raporti i auditimit duhet të përmbajë :
a) Një opinion sipas ISA 805/800 nëse raporti financiar i dorëzuar është në përputhje me të dhënat e kontabilitetit
b) Një referencë për raportet të cilave u referohet certifikata e auditimit (kopjet e të cilave duhet të përfshihen në dorëzimet)
c) Një deklaratë se auditimi është kryer në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Auditimit (ISA) dhe në përputhje me këto udhëzime të veçanta
d) Një deklaratë nëse raporti është hartuar në përputhje me marrëveshjen.
4. KOHËZGJATJA E APLIKIMIT DHE DETYRËS.
Periudha e aplikimit
Kohëzgjatja e hapur e thirjes për aplikim fillon nga 17.03.2025 dhe zgjate deri më data zgjat 24.03.2025 në ora 16:00, aplikimet pas periudhesë dhe kohës së cekur më lartë nuk do të mirën parasysh.
Periudha e detyrës.
Data e fillimit të auditimit 31 mars 2025, raporti përfundimtar të dorëzohet deri më 14 prill 2025
5. TË DHËNAT, KËRKESAT, PERSONELI DHE MJETET QË DUHET SIGURUAR
Kompanisë së auditimit do t’i jepet akses në të gjitha dokumentet, përfshirë marrëveshjen përkatëse ndërmjet OJQ-së “Durmish Aslano” dhe Ministris Kulturës Rinisë dhe Sportit, përshkrimin e veprimit, raportet dhe çdo informacion tjetër që lidhet me projektin dhe që konsiderohet i nevojshëm nga auditori. Stafi i projektit të OJQ-së “Durmish Aslano” gjithashtu do të ofrojë mbështetje të plotë për auditorët në lidhje me informimin e historisë, orientimin, udhëzimin dhe mbështetjen për të pasur akses në ambientet e nevojshme.
Të gjtiha dokumenetet e përgaditura nga ana e auditorit duhet të përgaditen në gjiuhën Shqipe.
Të gjitha dokumentet do të kthehen në fund të auditimit.
Të dhënat e një natyre konfidenciale do të trajtohen me gjithë kujdesin e nevojshëm dhe do t’u zbulohen vetëm personave të autorizuar siç duhet.
Auditimi do të kryhet nga një auditor i jashtëm, i pavarur dhe i kualifikuar në përputhje me standardet ndërkombëtare të përmendura më sipër.
Një kompani audituese e cila aplikon për të kryer auditimin do t’i nënshtrohet menjëherë skualifikimit nëse identifikohet ndonjë konflikt potencial interesi në lidhje me OJQ-në “Durmish Aslano”.
Pasqyrat finaciare dhe Raporti Përfundimtar i Auditimit, duhet të dorëzohet në fund të përfundimit të detyres nga ana e auditorit.
Auditori i cili do të kryen detyrat e audimit të projektit duhet të ketë spaku 5 vite përvojë pune në auditime.
Kualifikimet, aftësitë dhe përvoja e përgjithshme dhe specifike profesionale të Ekipit të Audituesve do të merren parasysh gjatë vlerësimit teknik të ofertës.
Asnjë staf praktikant nuk duhet të përfshihet në Ekipin e Audituesve në këtë veprim specifik.
Akomodimi në zyrë
Hapësira e zyrës ku veprojn ekspertëve të caktuar auditues duhet të sigurohet nga një kompani audituese e përzgjedhur dhe nuk duhet të jetë përgjegjësi e OJQ “Durmish Aslano”. Megjithatë, në raste të jashtëzakonshme, hapësira e zyrës në ambientet e OJQ-së “Durmish Aslano” mund të përdoret vetëm nëse arsyetohet qartë dhe pranohet paraprakisht.
6. PROCEDURA E APLIKIMIT
Aplikimet duhet të dërgohen në gjuhën Shqipe dhe të përfshijnë dokumentet si në vijim:
Shprehja e interesit dhe disponueshmëria (Letra Motivuese);
CV e aplikuesit /CV e kompanis (nëse është kompani);
Të paktën një referenc nga detyra të ngjashme.
Licencimi i auditorit.
Dorzimi i dokumente të aplikuesve
Dokumentet për aplikim mund të dorëzohet në kopje fizike në adresën: Rr. Joni Llamella 2 nr.20, 20000 Prizren, Kosovë nga ora 9:00 deri 16:00.
Po ashtu mund të dërgohen edhe në emailin: d.asllano69@gmail.com duke e bërë CC fatmirmenekshe2@gmail.com dhe elshanimuhamed@gmail.com








