TERMAT E REFERENCES – PROFESIONIST PËR RAPORT ANALITIK

Romano Avazo Avatar

Të dhënat e OJQ “Durmish Aslano” dhe kërkesat e shërbimeve bazuar në listën e pajisjeve.

Organizata OJQ “Durmish Aslano’’
Objektiva e ofertës Raporti analitik i përgatitur nga rezultatet e pyetësorëve dhe analizat e debatit pas performancave dhe emisioneve, që do të përmbledhë ndikimin dhe rekomandimet për veprime të mëtejshme. (i cili do të jetë document digjital i lansuar në platformat tona sëbashku tek të juajat.)

Specifikat e Shërbimit

Profesionisti për Raportin Analitik do të na ofroj profesionalizmin e tij hulumtues dhe gazetaresk për të krijuar një pyetësor që do të shpërdahet akterëve relevant si: zyrtarëve ligjore, institucioneve dhe OJQ-ve poashtu edhe anëtarëve të komunitetit për të dokumentuar dhe evidentuar ndonjë rast të diskriminimit ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian gjatë proceseve gjyqësore apo qështjeve të tjera.

  1. TË DHËNAT MBI ORGANIZATËN

OJQ Durmish Aslano është themeluar në si shoqëri kulturo-artistike rome në vitin 1969 kurse në vitin 2001 është regjistruar si organizatë joqeveritare me Mision: “Të ndihmohet procesi i

integrimit të plotë të komunitetit Romë,përmes zhvillimit dhe të zbatimit të praktikave dhe

koncepteve më të përparuara demokratike, duke i ngritë dhe fuqizuar kapacitetet e akterëve

gjegjës”.

Aktualisht OJQ’’Durmish Aslano’’ është duke implementuar projekte të ndryshme me synim të promovimit, integrimit dhe socializimit të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian përmes teatrit, kurseve dhe radios.

  1. DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
  • Ofrimi i një metodologjie cilësore në bazë të kërkesës së OJQ-së.
  • Ofrimi i çmimit të volitshëm bazuar në ofertën e lëshuar.
  • Pranimi i politikave finaciare të pagesës përmes bankës.
  1. AFATI KOHOR

Pagesa e shërbimit do të bëhet varsisht nga plani i aktiviteteve të parapara në kuadër të projektit “Fuqia e Artit Kundër Diskriminimit: Fuqizimi përmes Dramës dhe Radios”, dhe me këtë dokument duhet të jetë e kjartë që OJQ’’Durmish Aslano’’do të paguaj profesionistin pas përfundimit të shërbimeve/apo Raportit Analitik.

  1. REZULTATET E PRITSHME
  • Bashkëpunim të mirë në mes OJQ-s, moderatores dhe institucioneve.
  • Respektim i ndersjellt i procedurave dhe politikave finaciare

 

PROCEDURA E APLIKIMT

Aplikacionet duhet të dërgohen dukë përfshirë këto dokumente:

  • Metodologjia e punës
  • CV-ja
  • Oferta

Aplikimi duhet të dërgohet jo më larg se data 22 gusht 2025 në formë fizike në selin e OJQ “Durmish Aslano’’, Rr.Joni Llamella 2 Nr.20 Prizren apo përmes emailit elektronik tek d.asllano69@gmail.com dhe CC Drejtorin Ekzekutiv z.Fatmir Menekshe fatmirmenekshe2@gmail.com.