TERMAT E REFERENCES
KOMPANI PËR OFRIMIN E CMIMEVE MË TË VOLITSHME PËR DOKUMENTIMIN E TRASHËGIMISË SHPIRTËRORE ROME
TË OJQ DURMISH ASLANO
Të dhënat e OJQ “Durmish Aslano” dhe kërkesat e shërbimeve bazuar në listën e pajisjeve.
Organizata	OJQ “Durmish Aslano’’
Objektiva e ofertës	Ofrimi i çmimeve për Dokumentimin e Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore Rome përmes fotografive që ngjallin memorien kolektive të komunitetit rom dhe jo rom në Komunën e Prizrenit, dhe më gjerë. 
Specifikat e Produkteve
Dokumentimi dhe ruajtja e historisë së komunitetit rom përmes fotografive të cilët do të rezultojnë me arkivimin e të gjithë aseteve të trashëgimisë kulturore e shpirtërore të aktiviteteve që kanë promovuar kulturën në një gjysmë dhe një shekull të tërë.
1.	TË DHËNAT MBI ORGANIZATËN
OJQ Durmish Aslano është themeluar në si shoqëri kulturo-artistike rome në vitin 1969 kurse në vitin 2001 është regjistruar si organizatë joqeveritare me Mision: “Të ndihmohet procesi i
integrimit të plotë të komunitetit Romë,përmes zhvillimit dhe të zbatimit të praktikave dhe
koncepteve më të përparuara demokratike, duke i ngritë dhe fuqizuar kapacitetet e akterëve
gjegjës”.
Aktualisht OJQ’’Durmish Aslano’’ është duke implementuar projekte të ndryshme me synim të promovimit, integrimit dhe socializimit të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian përmes teatrit, kurseve dhe radios.
Romano Teatro “Nexhip Menekshe” seksioni i teatrit është themeluar më 1989 dhe tani do të udhëtojë për në Gjermani që të promovoj nivelin e tij artistic dhe teatral përmes performimit të shfaqjes “Gugle Love”.
2. DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
•	Ofrimi i produkteve cilësore në bazë të kërkesës së OJQ-s.
•	Ofrimi i çmimit të volitshëm bazuar në ofertën e lëshuar.
•	Sigurimi i fatuës në momentin e blerjes me të dhëna të OJQ-s.
•	Pranimi i politikave finaciare të pagesës përmes bankës.
•	Lirim nga TVSH-ja.
2. AFATI KOHOR
Blerja e produkteve do të bëhet varsisht nga plani i aktiviteteve të parapara në kuadër të projekteve të ndryshme, dhe me këtë dokument duhet të jetë e kjartë që OJQ’’Durmish Aslano’’nuk do të ketë blerje të rregullta ditore, javore apo mujore.
3. REZULTATET E PRITSHME
•	Bashkëpunim të mire në mes OJQ-s dhe kompanisë përfituese.
•	Përgjigjja në kohë me dokumentacione përcjellëse pas blerjes si fatura.
•	Respektim i ndersjellt i procedurave dhe politikave finaciare
PROCEDURA E APLIKIMT
Aplikacionet duhet të dërgohen dukë përfshirë këto dokumente:
–	Oferta
–	Kopja e regjistrimit të biznesit me numër unik identifikues (ARBK)
Aplikimi duhet të dërgohet jo më larg se data 25 dhjetor 2024 në formë fizike në selin e OJQ “Durmish Aslano’’, Rr.Joni Llamella 2 Nr.20 Prizren apo përmes emailit elektronik tek d.asllano69@gmail.com dhe CC Drejtorin Ekzekutiv z.Fatmir Menekshe fatmirmenekshe2@gmail.com.
 
                                                            






