Të dhënat e OJQ “Durmish Aslano” dhe kërkesat e shërbimeve bazuar në listën e pajisjeve.
| Organizata | OJQ “Durmish Aslano’’ | 
| Objektiva e ofertës | Ofrimi i çmimeve për Xhirim dhe Montazhim të emisioneve të Radio Romano Avazo-së. | 
Specifikat e Produkteve
Xhirimi dhe Montazhimi i Emisioneve për Radio Romano Avazo në kuadër të projektit “Fuqia e Artit Kundër Diskriminimit: Fuqizimi përmes Dramës dhe Radios” – “Zëri i së drejtës: Fuqizimi përmes dramës dhe radios”.
- TË DHËNAT MBI ORGANIZATËN
OJQ Durmish Aslano është themeluar në si shoqëri kulturo-artistike rome në vitin 1969 kurse në vitin 2001 është regjistruar si organizatë joqeveritare me Mision: “Të ndihmohet procesi i
integrimit të plotë të komunitetit Romë,përmes zhvillimit dhe të zbatimit të praktikave dhe
koncepteve më të përparuara demokratike, duke i ngritë dhe fuqizuar kapacitetet e akterëve
gjegjës”.
Aktualisht OJQ’’Durmish Aslano’’ është duke implementuar projekte të ndryshme me synim të promovimit, integrimit dhe socializimit të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian përmes teatrit, kurseve dhe radios.
- DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
- Ofrimi i produkteve cilësore në bazë të kërkesës së OJQ-së.
- Ofrimi i çmimit të volitshëm bazuar në ofertën e lëshuar.
- Sigurimi i fatuës në momentin e ofrimit të shërbimit me të dhëna të OJQ-s.
- Pranimi i politikave finaciare të pagesës përmes bankës.
- Lirim nga TVSH-ja.
- AFATI KOHOR
Pagesa e shërbimit do të bëhet varsisht nga plani i aktiviteteve të parapara në kuadër të projektit “Fuqia e Artit Kundër Diskriminimit: Fuqizimi përmes Dramës dhe Radios”, dhe me këtë dokument duhet të jetë e kjartë që OJQ’’Durmish Aslano’’do të paguaj faturat pas përfundimit të shërbimeve mujore duke filluar nga Gushti dhe në Tetor 2025.
- REZULTATET E PRITSHME
- Bashkëpunim të mirë në mes OJQ-s dhe kompanisë përfituese.
- Përgjigjja në kohë me përmbajtjet mediale dhe dokumentacione përcjellëse pas shërbimit me fatura.
- Respektim i ndersjellt i procedurave dhe politikave finaciare
PROCEDURA E APLIKIMT
Aplikacionet duhet të dërgohen dukë përfshirë këto dokumente:
- Oferta
- Kopja e regjistrimit të biznesit me numër unik identifikues (ARBK)
Aplikimi duhet të dërgohet jo më larg se data 22 gusht 2025 në formë fizike në selin e OJQ “Durmish Aslano’’, Rr.Joni Llamella 2 Nr.20 Prizren apo përmes emailit elektronik tek d.asllano69@gmail.com dhe CC Drejtorin Ekzekutiv z.Fatmir Menekshe fatmirmenekshe2@gmail.com.
 
                                                            






