TERMAT E REFERENCËS
- SFONDI
OJQ Durmish Aslano është organizata e vetme që funksionon që nga viti 1969, me mision mbrotjen, promovimin dhe kultivimin e gjuhës kulturës dhe traditës rome përmes këngëve dhe valleve rome, revistës së parë rome në Kosovë: Romano Alav (1972), Teatrit të vetëm Rom (1989) dhe organizata e parë e regjistruar pas luftës, e cila ka ngritur kapacitetet e komuniteti rom përmes edukimit joformal duke i ruajtur departamentet e saj dhe në vitin 2007 e ka themeluar Radion e Vetme Rome në Kosovë që transmeton 24 orë program në ditë, me frekuencë lokale e licencuar nga KPM-ja, të cilin unë e audio-vizualizova përmes platformave dixhitale.
- Objektivi dhe fushëveprimi
Projekti “Programi Artistiko-Kulturor Rom i SHKA-së Durmish Aslano”, mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe zbatohet nga OJQ “Durmish Aslano”.
Qëllimi kryesor i këtij projekti është realizimi i një programi manifestiv artistiko-kulturor për ditën ndërkombëtare rome – 8 prilli me këngë dhe valle rome duke ruajtur asetet e trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore rome.
- DORËZIMET E AUDITIMIT
Shoqëria e kualifikuar e auditimit do të lëshojë një raport auditimi në lidhje me rishikimin e zbatimit të marrëveshjes. Raporti i auditimit duhet të përmbajë :
a) Një opinion sipas ISA 805/800 nëse raporti financiar i dorëzuar është në përputhje me të dhënat e kontabilitetit
b) Një referencë për raportet të cilave u referohet certifikata e auditimit (kopjet e të cilave duhet të përfshihen në dorëzimet)
c) Një deklaratë se auditimi është kryer në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Auditimit (ISA) dhe në përputhje me këto udhëzime të veçanta
d) Një deklaratë nëse raporti është hartuar në përputhje me marrëveshjen. - KOHËZGJATJA E APLIKIMIT DHE DETYRËS
Periudha e aplikimit
Kohëzgjatja e hapur e thirjes për aplikim fillon nga 21.04.2026 dhe zgjate deri më data zgjat 29.04.2026 në ora 16:00, aplikimet pas periudhesë dhe kohës së cekur më lartë nuk do të mirën parasysh.
Periudha e detyrës.
Data e fillimit të auditimit 30. prill 2026, raporti përfundimtar të dorëzohet deri më 14 maj 2026.
- TË DHËNAT, KËRKESAT, PERSONELI DHE MJETET QË DUHET SIGURUAR
Kompanisë së auditimit do t’i jepet akses në të gjitha dokumentet, përfshirë marrëveshjen përkatëse ndërmjet OJQ-së “Durmish Aslano” dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përshkrimin e veprimit, raportet dhe çdo informacion tjetër që lidhet me projektin dhe që konsiderohet i nevojshëm nga auditori. Stafi i projektit të OJQ-së “Durmish Aslano” gjithashtu do të ofrojë mbështetje të plotë për auditorët në lidhje me informimin e historisë, orientimin, udhëzimin dhe mbështetjen për të pasur akses në ambientet e nevojshme.
Të gjtiha dokumenetet e përgaditura nga ana e auditorit duhet të përgaditen në gjiuhën Shqipe.
Të gjitha dokumentet do të kthehen në fund të auditimit.
Të dhënat e një natyre konfidenciale do të trajtohen me gjithë kujdesin e nevojshëm dhe do t’u zbulohen vetëm personave të autorizuar siç duhet.
Auditimi do të kryhet nga një auditor i jashtëm, i pavarur dhe i kualifikuar në përputhje me standardet ndërkombëtare të përmendura më sipër.
Një kompani audituese e cila aplikon për të kryer auditimin do t’i nënshtrohet menjëherë skualifikimit nëse identifikohet ndonjë konflikt potencial interesi në lidhje me OJQ-në “Durmish Aslano”.
Pasqyrat finaciare dhe Raporti Përfundimtar i Auditimit, duhet të dorëzohet në fund të përfundimit të detyres nga ana e auditorit.
Auditori i cili do të kryen detyrat e audimit të projektit duhet të ketë spaku 5 vite përvojë pune në auditime.
Kualifikimet, aftësitë dhe përvoja e përgjithshme dhe specifike profesionale të Ekipit të Audituesve do të merren parasysh gjatë vlerësimit teknik të ofertës.
Asnjë staf praktikant nuk duhet të përfshihet në Ekipin e Audituesve në këtë veprim specifik.
Akomodimi në zyrë
Hapësira e zyrës ku veprojn ekspertëve të caktuar auditues duhet të sigurohet nga një kompani audituese e përzgjedhur dhe nuk duhet të jetë përgjegjësi e OJQ “Durmish Aslano”. Megjithatë, në raste të jashtëzakonshme, hapësira e zyrës në ambientet e OJQ-së “Durmish Aslano” mund të përdoret vetëm nëse arsyetohet qartë dhe pranohet paraprakisht.
- PROCEDURA E APLIKIMIT
Aplikimet duhet të dërgohen në gjuhën Shqipe dhe të përfshijnë dokumentet si në vijim:
Shprehja e interesit dhe disponueshmëria (Letra Motivuese);
CV e aplikuesit /CV e kompanis (nëse është kompani);
Të paktën një referenc nga detyra të ngjashme.
Licencimi i auditorit.
Dorzimi i dokumente të aplikuesve
Dokumentet për aplikim mund të dorëzohet në kopje fizike në adresën: Rr. Joni Llamella 2 nr.20, 20000 Prizren, Kosovë nga ora 9:00 deri 16:00.
Po ashtu mund të dërgohen edhe në emailin: d.asllano69@gmail.com duke e bërë CC fatmirmenekshe2@gmail.com dhe elshanimuhamed@gmail.com.






