1. SFONDI
OJQ Durmish Aslano është themeluar në si shoqëri kulturo-artistike rome në vitin 1969 kurse në
vitin 2001 është regjistruar si organizatë joqeveritare me Mision: “Të ndihmohet procesi i
integrimit të plotë të komunitetit Romë,përmes zhvillimit dhe të zbatimit të praktikave dhe
koncepteve më të përparuara demokratike, duke i ngritë dhe fuqizuar kapacitetet e akterëve
gjegjës”.
Në kuadër të këtij projekti Durmish Aslano synon përmirësimin e gjendjes së përgjithshme të
komunitetit Romë në fushën e kulturës, promovimit të kulturës dhe të trashëgimisë shpirtërore të
komunitetit Romë në këto hapësira, si bazë e mirë për ti konsoliduar përpjekjet e përgjithshme
për integrim të plotë në shoqërinë kosovare.
2. Objektivi dhe fushëveprimi
Projekti “55 Vjet Durmish Aslano” ka për objektiv rivitalizimin e kulturës, muzikës dhe traditës
Rome nëpërmjet koncerteve dhe aktiviteteve kulturore. Ky projekt do të promovojë dhe
përmirësojë trashëgiminë kulturore Rome, duke përfshirë një grup të ri muzikor dhe folkor.
Gjithashtu, synon rritjen e angazhimit të të rinjve Romë në kulturë dhe performancat e teatrit.
➢ Promovimi i Vlerave Kulturore dhe Artistike të Komunitetit Rom: Projekti synon të
promovojë dhe të mbrojë vlerat kulturore dhe artistike të komunitetit Rom duke organizuar
koncerte, performanca folklorike, dhe aktivitete të tjera kulturore.
➢ Rivitalizimi i Trashëgimisë Kulturore Rome: Përmes këtij projekti, synohet të rifreskohet
dhe të rivitalizohet trashëgimia kulturore Rome, duke ndihmuar në zhvillimin e këngëve,
valleve dhe traditave të komunitetit.
➢ Rifunksionalizimi i OJQ-së “Durmish Aslano”: Projekti ka qëllim të rifunksionalizojë
organizatën “Durmish Aslano” dhe ta bëjë atë një qendër të qëndrueshme dhe aktive për
promovimin dhe zhvillimin e kulturës Rom.
➢ Krijimi i Grupit të Vallareve dhe Muzikantëve: Synohet krijimi i një grupi të rri muzikor
dhe folkkor që do të performojë dhe promovojë kulturën Rome nëpër koncerte dhe ngjarje
kulturore.
➢ Aftësimi dhe Përfshirja e të Rinjve Rom: Projekti fokusohet në përfshirjen dhe aftësimin e
të rinjve Romë në aktivitetet kulturore dhe muzikore, duke siguruar që ata të kenë rol aktiv
në ruajtjen e trashëgimisë kulturore.
➢ Rritja e Nivelit të Informimit dhe Angazhimit të Audiencës: Synohet rritja e nivelit të
informimit dhe angazhimit të audiencës në ngjarjet kulturore, duke promovuar dhe
prezantuar kulturën Rom në një mënyrë atraktive.
3. DORËZIMET E AUDITIMIT
Shoqëria e kualifikuar e auditimit do të lëshojë një raport auditimi në lidhje me rishikimin e
zbatimit të marrëveshjes. Raporti i auditimit duhet të përmbajë :
a) Një opinion sipas ISA 805/800 nëse raporti financiar i dorëzuar është në përputhje me të dhënat
e kontabilitetit
b) Një referencë për raportet të cilave u referohet certifikata e auditimit (kopjet e të cilave duhet të
përfshihen në dorëzimet)
c) Një deklaratë se auditimi është kryer në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Auditimit
(ISA) dhe në përputhje me këto udhëzime të veçanta
d) Një deklaratë nëse raporti është hartuar në përputhje me marrëveshjen.
4. KOHËZGJATJA E APLIKIMIT DHE DETYRËS.
Periudha e aplikimit
Kohëzgjatja e hapur e thirjes për aplikim fillon nga data 18.12.2023 zgjat deri më 20.12.2023 në
ora 16:00, aplikimet pas periudhesë dhe kohës së cekur më lartë nuk do të mirën parasysh.
Periudha e detyrës.
Data e fillimit të auditimit 15 Janar 2024, raporti përfundimtar të dorëzohet deri më 5 Shkurt 2024
5. TË DHËNAT, KËRKESAT, PERSONELI DHE MJETET QË DUHET SIGURUAR
Kompanisë së auditimit do t’i jepet akses në të gjitha dokumentet, përfshirë marrëveshjen përkatëse
ndërmjet OJQ-së “Durmish Aslano” dhe Ministris Kulturës Rinisë dhe Sportit, përshkrimin e
veprimit, raportet dhe çdo informacion tjetër që lidhet me projektin dhe që konsiderohet i
nevojshëm nga auditori. Stafi i projektit të OJQ-së “Durmish Aslano” gjithashtu do të ofrojë
mbështetje të plotë për auditorët në lidhje me informimin e historisë, orientimin, udhëzimin dhe
mbështetjen për të pasur akses në ambientet e nevojshme.
• Të gjtiha dokumenetet e përgaditura nga ana e auditorit duhet të përgaditen në gjiuhën
Shqipe.
• Të gjitha dokumentet do të kthehen në fund të auditimit.
• Të dhënat e një natyre konfidenciale do të trajtohen me gjithë kujdesin e nevojshëm dhe do
t’u zbulohen vetëm personave të autorizuar siç duhet.
• Auditimi do të kryhet nga një auditor i jashtëm, i pavarur dhe i kualifikuar në përputhje me
standardet ndërkombëtare të përmendura më sipër.
• Një kompani audituese e cila aplikon për të kryer auditimin do t’i nënshtrohet menjëherë
skualifikimit nëse identifikohet ndonjë konflikt potencial interesi në lidhje me OJQ-në
“Durmish Aslano”.
• Pasqyrat finaciare dhe Raporti Përfundimtar i Auditimit, duhet të dorëzohet në fund të
përfundimit të detyres nga ana e auditorit.
• Auditori I cili do të kryen detyrat e audimit të projektit duhet të ketë spaku 5 vite përvojë
pune në auditime.
• Kualifikimet, aftësitë dhe përvoja e përgjithshme dhe specifike profesionale të Ekipit të
Audituesve do të merren parasysh gjatë vlerësimit teknik të ofertës.
• Asnjë staf praktikant nuk duhet të përfshihet në Ekipin e Audituesve në këtë veprim specifik.
Akomodimi në zyrë
• Hapësira e zyrës ku veprojn ekspertëve të caktuar auditues duhet të sigurohet nga një
kompani audituese e përzgjedhur dhe nuk duhet të jetë përgjegjësi e OJQ “Durmish
Aslano”. Megjithatë, në raste të jashtëzakonshme, hapësira e zyrës në ambientet e OJQ-së
“Durmish Aslano” mund të përdoret vetëm nëse arsyetohet qartë dhe pranohet paraprakisht.
6. PROCEDURA E APLIKIMIT
Aplikimet duhet të dërgohen në gjuhën Shqipe dhe të përfshijnë dokumentet si në vijim:
• Shprehja e interesit dhe disponueshmëria (Letra Motivuese);
• CV e aplikuesit /CV e kompanis (nëse është kompani);
• Të paktën një referenc nga detyra të ngjashme.
• Licencimi i auditorit.
Dorzimi i dokumente të aplikuesve
• Dokumentet për aplikim mund të dorëzohet në kopje fizike në adresën: Rr. Joni Llamella 2
nr.20, 20000 Prizren, Kosovë nga ora 9:00 deri 16:00.
• Po ashtu mund të dërgohen edhe në emailin: d.asllano69@gmail.com duke e bërë CC
fatmirmenekshe2@gmail.com dhe elshanimuhamed@gmail.com.







