Të dhënat e OJQ “Durmish Aslano” dhe kërkesat e shërbimeve bazuar në listën e pajisjeve.
| Organizata | OJQ “Durmish Aslano’’ | 
| Objektiva e ofertës | Ofrimi i çmimeve për Pajisje PËR Radio dhe Produksion. | 
TË DHËNAT MBI ORGANIZATËN
OJQ Durmish Aslano është themeluar në si shoqëri kulturo-artistike rome në vitin 1969 kurse në vitin 2001 është regjistruar si organizatë joqeveritare me Mision: “Të ndihmohet procesi i integrimit të plotë të komunitetit Romë,përmes zhvillimit dhe të zbatimit të praktikave dhe koncepteve më të përparuara demokratike, duke i ngritë dhe fuqizuar kapacitetet e akterëve gjegjës”.
Aktualisht OJQ’’Durmish Aslano’’ është duke implementuar projekte të ndryshme me synim të promovimit, integrimit dhe socializimit të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian përmes teatrit, kurseve dhe radios.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
- Ofrimi i produkteve cilësore në bazë të kërkesës së OJQ-s.
- Ofrimi i çmimit të volitshëm bazuar në ofertën e lëshuar.
- Sigurimi i fatuës në momentin e blerjes me të dhëna të OJQ-s.
- Pranimi i politikave finaciare të pagesës përmes bankës.
- Lirim nga TVSH-ja.
AFATI KOHOR
Blerja e produkteve do të bëhet varsisht nga plani i aktiviteteve të parapara në kuadër të projekteve të ndryshme, dhe me këtë dokument duhet të jetë e kjartë që OJQ’’Durmish Aslano’’nuk do të ketë blerje të rregullta ditore, javore apo mujore.
REZULTATET E PRITSHME
- Bashkëpunim të mire në mes OJQ-s dhe kompanisë përfituese.
- Përgjigjja në kohë me dokumentacione përcjellëse pas blerjes si fatura.
- Respektim i ndersjellt i procedurave dhe politikave finaciare
PROCEDURA E APLIKIMTAplikacionet duhet të dërgohen dukë përfshirë këto dokumente:
- Oferta
- Kopja e regjistrimit të biznesit me numër unik identifikues
Aplikimi duhet të dërgohet jo më larg se data 01 Korrik 2024 në formë fizike në selin e OJQ “Durmish Aslano’’, Rr.Joni Llamella 2 Nr.20 Prizren apo përmes emailit elektronik tek Menaxheri i Projektit, z. Sejnur Veshall – sejnurveshall96@gmail.com duke e shtuar në CC emailin e OJQ-se d.asllano69@gmail.com dhe radioromanoavazo107@gmail.com, dhe Drejtorin Ekzekutiv z.Fatmir Menekshe fatmirmenekshe2@gmail.com.
 
                                                            






