THIRRJE PËR KOMPANI PËR OFRIMIN E CMIMEVE MË TË VOLITSHME PËR PRODHIMIT E VIDEOS PROMOVUESE PËR OJQ DURMISH ASLANO

Romano Avazo Avatar

TERMAT E REFERENCES


KOMPANI PËR OFRIMIN E CMIMEVE MË TË VOLITSHME PËR PRODHIMIT E VIDEOS PROMOVUESE PËR OJQ DURMISH ASLANO

Të dhënat e OJQ “Durmish Aslano” dhe kërkesat e shërbimeve bazuar në listën e pajisjeve.

Organizata OJQ “Durmish Aslano’’
Objektiva e ofertës Ofrimi i çmimeve për prodhimin e videos promovuese për OJQ Durmish Aslano

 

Specifikat e Produkteve

OJQ Durmish Aslano kërkon kompani për prodhimin e një videoje promovuese që prezanton organizatën, duke përfshirë themelimin, misionin, vizionin dhe donatorët kryesorë. Videoja do të përfshijë tre departamente kryesore: Radio Romano Avazo me programet e saj dhe aktivitetet në terren; Teatrin Rom “Nexhip Menekshe” me historinë, shfaqjet dhe aktivitetet kulturore; dhe Shoqatën Kulturo-Arsimore për muzikë, valle dhe tradita rome. Xhirimet do të bëhen me komunitetin artistik, të rinjtë romë dhe menaxhmentin e organizatës brenda ambienteve përkatëse. Qëllimi i videos është të informojë donatorët dhe të promovojë trashëgiminë kulturore dhe aktivitetet e shumta të OJQ-së.

  1. TË DHËNAT MBI ORGANIZATËN

OJQ Durmish Aslano është themeluar në si shoqëri kulturo-artistike rome në vitin 1969 kurse në vitin 2001 është regjistruar si organizatë joqeveritare me Mision: “Të ndihmohet procesi i

integrimit të plotë të komunitetit Romë,përmes zhvillimit dhe të zbatimit të praktikave dhe

koncepteve më të përparuara demokratike, duke i ngritë dhe fuqizuar kapacitetet e akterëve

gjegjës”.

Aktualisht OJQ’’Durmish Aslano’’ është duke implementuar projekte të ndryshme me synim të promovimit, integrimit dhe socializimit të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian përmes teatrit, kurseve dhe radios.

  1. DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
  • Ofrimi i shërbiit cilësor në bazë të kërkesës së OJQ-së.
  • Ofrimi i çmimit të volitshëm bazuar në ofertën e lëshuar.
  • Sigurimi i fatuës në momentin e ofrimit të shërbimit me të dhëna të OJQ-s.
  • Pranimi i politikave finaciare të pagesës përmes bankës.
  • Lirim nga TVSH-ja.
  1. AFATI KOHOR

Pagesa e shërbimit do të bëhet varsisht nga plani i aktiviteteve të parapara në kuadër të projektit Fuqizimi i Kulturës & Medias Rome dhe me këtë dokument duhet të jetë e kjartë që OJQ’’Durmish Aslano’’do të paguaj faturat pas përfundimit të shërbimit, por mund të vonohet pagesa deri sa donatori e trasferon këstin e radhës.

  1. REZULTATET E PRITSHME
  • Bashkëpunim të mirë në mes OJQ-s dhe kompanisë përfituese.
  • Përgjigjja në kohë me përmbajtjet mediale dhe dokumentacione përcjellëse pas shërbimit me fatura.
  • Respektim i ndersjellt i procedurave dhe politikave finaciare

PROCEDURA E APLIKIMT

Aplikacionet duhet të dërgohen dukë përfshirë këto dokumente:

  • Oferta
  • Kopja e regjistrimit të biznesit me numër unik identifikues (ARBK)

Aplikimi duhet të dërgohet jo më larg se data 25 tetor në formë fizike në selin e OJQ “Durmish Aslano’’, Rr.Joni Llamella 2 Nr.20 Prizren apo përmes emailit elektronik tek d.asllano69@gmail.com dhe CC Drejtorin Ekzekutiv z.Fatmir Menekshe fatmirmenekshe2@gmail.com.