TERMAT E REFERENCES
THIRRJE PËR KOMPANI PËR OFRIMIN E SHËRBIMEVE PËR FUQIZIMIN DIGJITAL DHE PROMOVIMIN E OJQ DURMISH ASLANO
Të dhënat e OJQ “Durmish Aslano” dhe kërkesat e shërbimeve bazuar në listën e pajisjeve.
| Organizata | OJQ “Durmish Aslano’’ |
| Objektiva e ofertës | Ofrimi i shërbimeve profesionale për fuqizimin digjital dhe promovimin e OJQ Durmish Aslano, duke përfshirë ridisajnimin dhe përmirësimin e uebfaqes zyrtare, marketingun dhe promovimin në rrjetet sociale, si dhe anëtarësimin dhe prezencën në rrjete dhe platforma digjitale relevante. |
Specifikat e Produkteve
OJQ Durmish Aslano kërkon kompani/ekspert për ofrimin e shërbimeve në këto pika kryesore:
- Ridisajnimi dhe përmirësimi i uebfaqes ekzistuese për të pasqyruar më mirë aktivitetet dhe misionin e organizatës
- Menaxhimi, marketingu dhe promovimi aktiv në rrjetet sociale (Facebook, Instagram, YouTube, etj.)
- Anëtarësimi dhe prezenca në rrjete dhe platforma digjitale relevante për të zgjeruar rrjetin dhe përforcuar komunikimin
- Krijimi dhe ekzekutimi i strategjive për komunikim efektiv digjital dhe ngritjen e vizibilitetit online të OJQ-së
- TË DHËNAT MBI ORGANIZATËN
OJQ Durmish Aslano është themeluar në si shoqëri kulturo-artistike rome në vitin 1969 kurse në vitin 2001 është regjistruar si organizatë joqeveritare me Mision: “Të ndihmohet procesi i
integrimit të plotë të komunitetit Romë,përmes zhvillimit dhe të zbatimit të praktikave dhe
koncepteve më të përparuara demokratike, duke i ngritë dhe fuqizuar kapacitetet e akterëve
gjegjës”.
Aktualisht OJQ’’Durmish Aslano’’ është duke implementuar projekte të ndryshme me synim të promovimit, integrimit dhe socializimit të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian përmes teatrit, kurseve dhe radios.
- DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
- Ofrimi i shërbiit cilësor në bazë të kërkesës së OJQ-së.
- Ofrimi i çmimit të volitshëm bazuar në ofertën e lëshuar.
- Sigurimi i fatuës në momentin e ofrimit të shërbimit me të dhëna të OJQ-s.
- Pranimi i politikave finaciare të pagesës përmes bankës.
- Lirim nga TVSH-ja.
- AFATI KOHOR
Pagesa e shërbimit do të bëhet varsisht nga plani i aktiviteteve të parapara në kuadër të projektit Fuqizimi i Kulturës & Medias Rome dhe me këtë dokument duhet të jetë e kjartë që OJQ’’Durmish Aslano’’do të paguaj faturat pas përfundimit të shërbimit, por mund të vonohet pagesa deri sa donatori e trasferon këstin e radhës.
- REZULTATET E PRITSHME
- Bashkëpunim të mirë në mes OJQ-s dhe kompanisë përfituese.
- Përgjigjja në kohë me përmbajtjet mediale dhe dokumentacione përcjellëse pas shërbimit me fatura.
- Respektim i ndersjellt i procedurave dhe politikave finaciare
PROCEDURA E APLIKIMT
Aplikacionet duhet të dërgohen dukë përfshirë këto dokumente:
- Oferta
- Kopja e regjistrimit të biznesit me numër unik identifikues (ARBK)
Aplikimi duhet të dërgohet jo më larg se data 25 tetor në formë fizike në selin e OJQ “Durmish Aslano’’, Rr.Joni Llamella 2 Nr.20 Prizren apo përmes emailit elektronik tek d.asllano69@gmail.com dhe CC Drejtorin Ekzekutiv z.Fatmir Menekshe fatmirmenekshe2@gmail.com.







