Shpallja e pranimit të ofertave 24.09.2024 deri më 05.10.2024
TERMAT E REFERENCES
KOMPANI/ RESTAURANT PËR MBAJTJE TË TRYEZËS SË RRUMBULLAKËT NGA OJQ “DURMISH ASLANO”
Të dhënat e OJQ “Durmish Aslano” dhe kërkesat e shërbimeve bazuar në listën e pajisjeve.
Organizata OJQ “Durmish Aslano’’
Objektiva e ofertës
Ofrimi i ofertës për Mbajtjen e Tryezës së Rrumbullakët.
1. TË DHËNAT MBI ORGANIZATËN
OJQ Durmish Aslano është themeluar në si shoqëri kulturo-artistike rome në vitin 1969 kurse në vitin 2001 është regjistruar si organizatë joqeveritare me Mision: “Të ndihmohet procesi i integrimit të plotë të komunitetit Romë,përmes zhvillimit dhe të zbatimit të praktikave dhe koncepteve më të përparuara demokratike, duke i ngritë dhe fuqizuar kapacitetet e akterëve gjegjës”.
OJQ Durmish Aslano me partneritet me Asocacionin e Gazetarëve të Kosovës nga muaji shtator të vitit 2024 ka filluar të zbatojë projektin “”Rritja e ndërgjegjësimit mediatik për të rinjtë e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë” i cili mbështetet nga Ambasada e Amerikës me seli në Prishtinë.
OJQ Durmish Aslano dhe AGK planifikon të organizimin e një tryeze të rrumbullakët për nder të 5 Nëntorit – Dita e Gjuhës Rome, me temen: “Ruajtja e Gjuhës Rome përmes Medias – Sfidat dhe mundesite me te cilat përballen komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në konsumimin e mediave”, në kuadër tè projektit
2. DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
• Ofrimi i produkteve cilësore në bazë të kërkesës së OJQ-s.
• Ofrimi i çmimit të volitshëm bazuar në ofertën e lëshuar.
• Sigurimi i fatuës në momentin e blerjes me të dhëna të OJQ-s.
• Pranimi i politikave finaciare të pagesës përmes bankës.
• Lirim nga TVSH-ja.
OJQ Durmish Aslano çmon punën/shërbimet që ju ofroni dhe për këtë rastë ju kërkon përgaditjen e nje ofertë duke pershkruar shërbime/kushtet dhe çmimet e tyre.
Furnizuesi i mallrave/shërbimeve, me rastin e faturimit, faturën do ta lëshojë pa TVSH, duke shënuar referencën e nenit 33, paragrafi 3.1 i Ligjit Nr. 05/L-037 për TVSH-në.
Ju lutem, në ofertë duhet te shenohet çmimi pa TVSH.
Tryeza e rrumbullaket planifikohet te realizohet me datën 12.11.2024 dhe planifikohet për 40 persona.
Oferta duhet të përmbajë përshkrimin: menyve, shërbimit dhe çmimin për copë:
1) Meny/ushqimi ( të specifikohen çmimi i të gjitha produkteve)
2) Kafe pauza (shërbimet dhe çmimi)
3) Shfrytëzimi i sallave të seminareve/konferencave (kapaciteti, paisje shtes dhe çmimi)
4. Kushtet të veçanta të Hotelit/Restaurantit.
2. AFATI KOHOR
Blerja e produkteve do të bëhet varsisht nga plani i aktiviteteve të parapara në kuadër të projekteve të ndryshme, dhe me këtë dokument duhet të jetë e kjartë që OJQ’’Durmish Aslano’’nuk do të ketë blerje të rregullta ditore, javore apo mujore.
3. REZULTATET E PRITSHME
• Bashkëpunim të mire në mes OJQ-s dhe kompanisë përfituese.
• Përgjigjja në kohë me dokumentacione përcjellëse pas blerjes si fatura.
• Respektim i ndersjellt i procedurave dhe politikave finaciare
PROCEDURA E APLIKIMT
Aplikacionet duhet të dërgohen dukë përfshirë këto dokumente:
– Oferta
– Kopja e regjistrimit të biznesit me numër unik identifikues
Periudha kohore shpalljes dhe pranimit të ofertave fillon me 24.09.2024 deri më 05.10.2024, ofertat e pranuar pas datës 05 Tetore nuk do të miren parasysh, po ashtu ofertat në formë fizike mund ti dorëzoni në selin e OJQ “Durmish Aslano’’, Rr.Joni Llamella 2 Nr.20 Prizren apo përmes emailit elektronik tek
Menaxheri i Projektit, z. Fatmir Menekshe, fatmirmenekshe2@gmail.com.







