Aktualune Nevipya

26 Shtatori Dita Evropiane e Gjuhëve

  • 27/09/2022
  • By Romano Avazo
Share

E hënë, në ditën Evropiane të Gjuhëve, përfaqësuesit rom: Osman Osmani – drejtori i OJQ Nevo Koncepti dhe Fatmir Menekshe – drejtori i OJQ Durmish Aslano, njëkohësisht edhe coordinator i projektit në kuadër të NVK-së, sëbashku me përfaqësuesit e Këshillit të Evropës, z. Tankut Soykan – Zëvendës Shëfi i Zyrës dhe znj. Sakibe Jashari – zyrtarja e projektit, realizuan takim dhe diskutuan për Statusin e Gjuhës Rome në Komunën e Prizrenit me Komisionerin për Gjuhët, z. Slavisa Mladenovic.

 

Mladenovic si drejtor i ZKGj jep mbështetjen e tij për kërkesën e romëve që gjuha rome të përfitoj statusin e gjuhës në përdorim zyrtar në komunën e Prizrenit, kërkesë e cila mbështetet edhe nga Këshilli i Evropës.

 

“Dispozita ligjore për gjuhë jep mundësin që të njihet gjuha rome si gjuhë në përdorim zyrtar në komunën e Prizrenit. Zyra e Komisionerit për Gjuhët mbështet kërkesën e Intelektualëve Rom dhe Rrjetin e OShC-ve që të njihet statusi i gjuhës rome”, tha Mladenovic.

Përfaqësuesit e Këshillit të Evropës, z. Soykan dhe znj. Jashari treguan që edhe parimet e Këshillit të Evropës përkojnë me respektimin e të drejtave gjuhësore të të gjithë komuniteteve.

 

“Konventa për pakicat kombëtare dhe Karta Evropiane për Gjuhët rajonale ose të pakicave,  kanë pjesë integrale kur flitet të drejtat e përdorimit të gjuhëve të komuniteteve të ndryshme”, theksoi z. Soykan.

Në anën tjetër, edhe z. Osmani – drejtori i organizatës që është në krye të kësaj inciative,  njoftoi që deri më tani janë protokoluar dy kërkesa për Kryetarin e Komunës së Prizrenit, z. Shaqir Totaj, është finalizuar edhe analiza e titulluar “Sfidat e Zyrtarizimit të gjuhës rome në komunën e Prizrenit” në pesë gjuhë, ku interpretohen ligji për gjuhët, udhëzimi administrative, nene nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe Karta Evropiane dhe Konventa e të Drejtave të Njeriut.

“Këtë herë kemi një përkrahje të madhe për kërkesën tonë. Deri më tani 51 OJQ, activist dhe personalitete të komunës së Prizrenit kanë nënshkruar kërkesën e cila do t’i drejtohet kryetarit Totaj, përfaqësues e zyrtar të nivelit lokal e qendror mbështesin inciativën, gjersa është arritur edhe mbështetje nga instancat e larta sikur mbështetja e Këshillit të Evropës dhe njëkohësisht e përfaqësuesve nga Ambasada e Amerikës.”, thotë z. Menekshe i cili është edhe koordinator i këtij projekti.

Ky takim është realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i diversitetit dhe gjuhës rome në Komunën e Prizrenit” i cili implementohet nga Nevo Koncepti dhe mbështetet nga Këshilli i Evropës.